OKB: Rreth 9 milionë njerëz në Siri janë prekur nga tërmetet shkatërruese

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 8.8 milionë sirianë janë prekur nga tërmetet shkatërruese që goditën këtë vend dy javë më parë.

“Parashikohet se pjesa më e madhe e tyre do të kenë nevojë për ndihmë humanitare. Kombet e Bashkuara do të bëjnë më shumë për të ndihmuar të gjithë sirianët”, thuhet në njoftimin e Najat Rochdi në Twitter.

Aktivistët, vullnetarët dhe ekipet tjera që po kontribuojnë në tejkalimin e krizës në zonat e prekura nga tërmetet në Siri dhe që janë nën kontrollin e rebelëve, ankohen që ndihma Kombeve të Bashkuara në ato zona ka munguar.

Ndërkohë në zonat që kontrollohen nga rebelët në veriperëndim të Sirisë, tashmë kanë arritur mbi 140 kamionë të Kombeve të Bashkuara që dërguan ndihma.

Read Previous

Si qartësohet çështja “McGonigal” në studio TV

Read Next

BIRN: Qeveria po rrezikon parkun kombëtar të Drilonit