OBSH miraton vaksinën kundër malaries

Organizata Botërore e Shëndetit ka miratuar përdorimin e gjerë të vaksinës së zhvilluar kundër malaries, e cila prek veçanërisht fëmijët në Afrikë.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka njoftuar vendimin e saj mbi vaksinën e malaries, e cila mund të shpëtojë jetën e dhjetëra mijëra fëmijëve në Afrikë çdo vit. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se ata kanë miratuar përdorimin e gjerë të vaksinës së malaries të zhvilluar nga kompania farmaceutike britanike GlaxoSmithKline.

Sipas gazetës ‘The Guardian’, Dr. Ghebreyesus e përshkroi këtë zhvillim me fjalët “Kjo është një ditë historike”. Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë, Dr. Ghebreyesus tha se: “Karrierën time e fillova duke bërë kërkime mbi malarjen. Prej kohësh jam duke pritur që të gjendet një vaksinë efektive kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Ajo ditë tashmë trokiti në derë, erdhi. OBSH rekomandon përdorimin e gjerë të vaksinës së malaries. ”

Ulja në 70% e rasteve të vdekjeve

Vaksina e malaries e zhvilluar nga GlaxoSmithKline njihet edhe me emrat RTS, S ose Mosquirix. Më shumë se 800,000 fëmijë janë vaksinuar në Gana, Kenia dhe Malawi që kur programi i zhvillimit u pilotua në vitin 2019. Në provat klinike, u tha se efekti i vaksinës në mbrojtjen kundër malaries ishte 39 përqind dhe ishte 29 përqind i suksesshëm në parandalimin e rasteve të rënda tek fëmijët e vegjël.

Në një studim të publikuar nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër (LSHTM) gushtin e kaluar, u theksua se normat e shtrimit në spital dhe vdekjeve tek fëmijët që morën RTS, S dhe ilaçet e malaries u ulën me 70 përqind.

Kumtari.al

Read Previous

Karikaturë kundër energjisë elektrike

Read Next

Vaksina Phizer kundër Covid-19: Studimet konfirmojnë dobësimin e imunitetit nga vaksina