OBSH: Kufizimet e udhëtimeve nuk parandalojnë përhapjen e Omicron

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se kufizimet  në udhëtime nuk do të parandalojnë përhapjen e variantit Omicron të Covid-19.

Sipas OBSH në vend të ndalesave, shtetet duhet të praktikojnë masa “të bazuara në të dhëna dhe rrezikun që paraqitet”, duke përfshirë testimin e pasagjerëve dhe masa të karantinës, të cilat mund të zvogëlojnë importimin apo eksportimin e variantit të ri.

Disa ditë pasi varianti i ri i Covid-19 u identifikua në Afrikën e Jugut, gjithnjë e më shumë vende po vendosin të mbyllin kufijtë e tyre për të frenuar përhapjen e tij.

Kufizimi i fluturimeve nga vendet si Afrika e Jugut, ndëshkojnë padrejtësisht këtë shtet pse ka qenë transparent për urgjencën e variantit të ri, thekson OBSH. Vetë Afrika e Jugut ka kritikuar kufizimet e udhëtimit si “të panevojshme“.

Read Previous

Studimi: Infeksioni i rëndë Covid dyfishon shanset për të vdekur vitin e ardhshëm

Read Next

Cili ishte roli i Belës nga Lushnja në ekzekutimin e Erigers Mihasit