NY Times, Biden nuk duhet të kandidojë sërish

Mosha e avancuar e 79-vjeçarit Biden ishte në axhendën e Shteteve të Bashkuara. Edhe pse ai mori një raport ‘të shëndetshëm’ nga mjekët e tij, u deklarua se Biden nuk duhet të dalë në skenë për mandatin e dytë.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden njihet për dremitjet e tij të herëpashershme në takimet dhe ngjarjet ku ai merr pjesë.

Ish-presidenti Donald Trump tha se Biden, të cilin ai e kritikoi për moshën e tij gjatë fushatës zgjedhore 2020, “nuk ka fuqi as të ngrejë krahun”.

Mosha e madhe e Biden është temë ditore në SHBA

Mjekët të cilët muajin e kaluar kryen një kontroll mjekësorë rutine të 79-vjeçarit Biden, thanë se: “Ai është i shëndetshëm dhe energjik. Ai është i aftë për të përmbushur me sukses detyrat e tij presidenciale.”

Nuk duhet të kandidojë sërish dhe këtë duhet ta sqarojë

Në një artikull në New York Times, i cili vendoste theksin në moshën e madhe të Bidenit, thuhej se politikani demokrat nuk duhet të jetë kandidat në zgjedhjet e 2024 dhe se duhet ta deklarojë këtë.

Fundi i madatit të dytë do e gjëje 86 vjeç

Pyetja që shtron analisti Bret Stephens është se: “A është një ide e mirë që Joe Biden të kandidojë për rizgjedhje në 2024?”

Ajo mbi të cilën vendos theksin Stephens është se, nëse një gjë e tillë ndodh, pra nëse kandidon dhe fiton, atëherë i bie që Biden te jetë 86 vjeç në fund të mandatit të dytë.

Pyetja është që: “A i duhet një President i tillë SHBA?”

“A do të ishte mirë që Shtetet e Bashkuara të kishin një president 86-vjeçar? ishte pyetja që shtrohet. Gjithashtu Stephens thotë se situata në fjalë “duhet të diskutohet sinqerisht, jo me pëshpëritje gjatë gjithë kohës”.

©Kumtari.al

Read Previous

Koka nuk është koka!

Read Next

I ikën bashkëshortja nga shtëpia, bashkëshorti i kërkon ndihmë policisë