Nxiti trazira në Spanjë, arrestohet Puidgemont

Ish-Presidenti i Katalonjës në Spanjë, Carles Puidgemont, është arrestuar në Itali. Puidgemont u arrestua në aerportin Alghero në Sardenja të Italisë mbrëmjen e së enjtes.

Ndaj tij ka një urdhër-arresti europian të lëshuar nga Spanja në lidhje me trazirat që ndodhën në Katalonjë në vitin 2017. Puidgemont akuzohet për krime kundër rendit dhe sigurisë publike.

Ai ndihmoi në organizimin e një referendumi të paligjshëm për pavarësinë e Katalonjës në vitin 2017. Pas votimit në atë kohë, Puidgemont u largua nga Spanja dhe tashmë jeton në Belgjikë.

Ish-Presidenti i rajonit të Katalonjës u ndalua nga autoritetet italiane mbrëmjen e së enjtes në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritetet spanjolle. Ai do të merrte pjesë në një festival folklorik katalanas. Presidenti i ri i Katalonjës, Pere Aragones e dënoi arrestimin e Puidgemont, duke e konsideruar persekutim të tij.

Ndërsa qeveria spanjolle tha se ndaj Puidgemont ka një proces të hapur gjyqësor që duhet të zbatohet për çdo qytetar të Bashkimit Europian.

Read Previous

Destinacioni i radhës i “foltores” në Vlorë

Read Next

Frikë nga ‘vrima në zemër’ e BE -së ndërkohë që ‘Mbretëresha gjermane e Evropës’ largohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *