Nuk mund të jesh kurrë vonë për një ngushëllim

Elona Caslli

Bora Muzhaqi nëse nuk e dini, mësojeni që ekziston ajo çka quhet ” përgjegjësi morale” e cila nënkupton as më pak e as më shumë veçse të kundërtën e qëndrimit që keni mbajtur para mediave sot, teksa i jeni shmangur pyetjes së gazetares mbi historinë tragjike të Mateos duke thënë – Jam shumë vonë. Duhet të iki.

Jam krejt e bindur se çdo shqiptar me dy fije tru në kokë është tronditur nga kjo ngjarje përfshirë edhe ju, por ju në ndryshim nga shqiptarët e tjerë keni edhe një përgjegjësi të dyfishtë pasi jeni titullare e një institucioni për të cilin shqiptarët paguajnë taksa.

Përgjegjësia e dyfishtë duhet t’ju kishte shtrënguar t’i përgjigjeshit gazetares dhe jo t’i përvidheshit pyetjes me alibinë e dobët të mungesës së kohës.

Së pari duhet t’i kishit shprehur ngushëllimet familjes. Së dyti duhet të kishit paraqitur nismat që institucioni që drejtoni do të ndërmarrë për t’i shmangur tragjedi të tilla në të ardhmen.

Post Scriptum- Bora Muzhaqi në një vend normal as me mendim nuk do të ishit në krye të një minstrie dhe kjo ngjarje tragjike duhet t’ju gjente me një reflektim të thellë dhe rishqyrtim të pozicionit që keni dhe kurrsesi me një buzëqeshje që shoqërohet me një – Ika se nuk kam kohë.

Read Previous

Daputeti i VV, amerikanët kanë më shumë interesa ekonomike në Serbi se në Kosovë

Read Next

Ministria e Bujqësisë për kërkesat e fermerëve, Krifca: Adresohen në buxhetin 2022 me masa mbështetëse direkte