“Nuk kam kohë” / Rama: Mungesë eksperience

Kryeministri Rama u pyet në emisionin “Të Paekspozuarit” për ministren Bora Muzhaqi, e cila nuk pranoi të prononcohej për rastin e vrasjes së 8-vjeçarit në Fier, duke thënë se nuk kishte kohë.

Rama u përgjigj se është thjesht mungesë eksperience dhe se mund t’i ndodh kujtdo.

“E para e punës njëherë ajo është thjesht mungesë eksperience kur të gjenden gazetarët përballë në momentin e parë. Nuk ka problem. Nuk është katapultim fare.

Ajo është ministre e Rinisë dhe e Fëmijëve, ishte në listën tonë të deputetëve pas një seleksionimi shumë të gjerë që u bë, ajo po punon dhe unë kam shumë besim se ajo do të bëjë një punë shumë të mirë.

Momente fatkeqe me mediat iu ndodhin edhe njerëzve me shumë eksperiencë, është thjesht mungesë eksperience.”– tha Rama.

©Kumtari.al

Read Previous

Rama- Kurtit : Të krijojmë një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët, një abetare të unifikuar

Read Next

Mbyllet mbledhja midis dy qeverive / Një foto e përbashkët dhe mesazhet përmbyllëse