Norvegji/ pas Kjell Ropstad, ‘çmendet’ edhe kryeparlamentarja Eva Hansen

Kryetarja e parlamentit norvegjez, Eva Kristin Hansen dha dorëheqjen, pas protestave për një apartament të financuar nga taksapaguesit, që ajo kishte në zotërim në Oslo.

Ajo tha se ”kontaktoi kreun e partisë së saj dhe kreun e grupit parlamentar për të thënë se do të largohej nga posti i presidentes së legjislaturës”.

48-vjeçarja u vu në shënjestër, pasi u zbulua se ajo mund të ketë pasur padrejtësisht një apartament në kryeqytetin norvegjez

Në shtator, ministri për Familjen, Kjell Ingolf Ropstad dha dorëheqjen pasi u zbulua se ai ishte ende i regjistruar se jetonte me prindërit, në ndërkohë që jetonte me familjen e tij në Oslo.

Ky lajmë është i vërtetë, por për realitetin shqiptar tingëllon ai çmenduri.

Politikanët shqiptarë kanë pasuri kolosale, kapen në afera korruptive të mëdha, por askujt nuk i shkon ndërmend të japë dorëheqje. Jo vetëm që atyre nuk u shkon ndërmend, por askush nuk ua kërkon një gjë të tillë, as populli, as drejtësia.

Read Previous

Manchester United e mbyll me Pogba-n

Read Next

Ekstremistët po përdorin lojërat në internet dhe komplotet rreth Covid për të rekrutuar të rinj