Nobelistja Ressa shigjeton Facebook-un: I njëanshëm ndaj fakteve

Fituesja e Çmimit NOBEL, gazetarja, Maria Ressa, ka sulmuar të ashpër Facebook-un, duke akuzuar atë se ishte një kërcënim për demokracinë duke qenë “i njëanshëm ndaj fakteve” dhe nuk arriti të parandalonte përhapjen e dezinformimit.

Ajo thotë se përmbajtja e tij i jep përparësi gënjeshtrës, zemërimit dhe shtyn në urrejtje mbi faktet.

Ressa, e cila bashkë-themeloi uebfaqen e lajmeve Rappler, fitoi çmimin Nobel të premten për punën e saj në “mbrojtjen e lirisë së shprehjes”, së bashku me gazetarin rus Dmitry Muratov .

Ressa tha se Facebook ishte bërë shpërndarësi më i madh i lajmeve në botë.

Kritikat e Resse i bashkohen atyre të ish -punonjëses së administratës së Facebook-ut, Frances Haugen, e cila pretendoi se kompania vendosi fitime mbi njerëzit.

Read Previous

Çeki, opozita fiton zgjedhjet

Read Next

Shqipëria triumfon, Broja: Hyra për të bërë golin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *