Një variant Covid me mutacion të rëndë shfaqet në Afrikën Jugore: Ja çfarë dimë deri më tani

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar një variant të ri me mutacion të rëndë të Covid-19. Varianti i njohur si B.1.1.529 është zbuluar në numër të vogël në Afrikën e Jugut, thanë zyrtarët e OBSH-së.

Shkencëtari afrikano-jugor Tulio de Oliveira tha në një konferencë për media të mbajtur nga Departamenti i Shëndetit i Afrikës së Jugut të enjten se varianti përmban më shumë se 30 mutacione në proteinën e spikes, përbërësi i virusit që lidhet me qelizat.

Kjo është dukshëm më shumë se ato të variantit delta, i cili u përhap me shpejtësi të madhe në fillim të këtij viti për t’u bërë lloji dominues në mbarë botën. Shumë prej këtyre mutacioneve janë të lidhura me rritjen e rezistencës së antitrupave, të cilat mund të zvogëlojnë efektivitetin e vaksinave dhe të ndikojnë në mënyrën se si virusi sillet në lidhje me vaksinat, trajtimet dhe transmetueshmërinë, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë./CNBC

©Kumtari.al

Read Previous

Izraeli zbulon rastin e parë të mutacionit të ri të COVID-19

Read Next

Kontratat PPP me probleme, po bëhen pagesa me dy standarde ndaj të njëjtit operator në dëm të buxhetit