Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jashtme në lidhje me dhënien e certifikatës së sigurisë.

Manipulime duket se nuk janë bërë vetëm në rastin e motrës së Nuredin Dumanit, por edhe në raste të tjera.

Ankesa e një diplomati në Kontrollin e Lartë të Shtetit ka hedhur dritë dhe mbi një tjetër skandal.

I gjithë skandali duket se është prodhuar në zyrën e Drejtoreshës Juridike dhe e Shërbimeve në Ministrinë e Jashtme, Etleva Haka.

Pazar me certifikatat e sigurisë/ Zbulohet një tjetër skandal

Etleva Haka

Është e njëjta zyrtare që dyshohet se ka kërkuar pajisjen me certifikatë sigurie për Xhuljana Dumanin, motrën e vrasësit serial, Nuredin Dumani.

Diplomati, ankesë në KLSH

Në datën 04.11.2019, në KLSH ka mbërritur një letër ankesë e diplomatit M. Meksi.

Pas gati një karriere 13-vjeçare në Diplomaci, në muajin mars 2019, pas 10 muajsh në detyrë në ambasadën në Bern, diplomati është njoftuar për t’u kthyer në Ministrinë e Jashtme.

Në letër-ankesën që diplomati ka dërguar pretendon se: “Urdhri i kthimit nuk ka qenë i motivuar. Ai është paraqitur në 1 qershor në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore sipas rregullores dhe ka kërkuar arsyen e kthimit dhe i është thënë që është vepruar në bazë të nevojave që ka Ministria, dhe se duhet të presë pasi shumë shpejt do të dalë urdhri i emërimit.

I është paguar paga nga Ministria në muajin qershor dhe në muajin korrik. Në muajin gusht i është ndërprerë pagesa.

Me 4 tetor 2019, i është komunikuar urdhri i përjashtimit nga shërbimi i jashtëm me referencë ligjore me mospajisjen me certificatë sigurie”.

Ndërkohë që ka qenë i pajisur më parë me dy certifikata sigurie. Për certifikatën e 3-të të sigurisë, e cila ishte thjesht rinovim, ka aplikuar nëpërmjet MEPJ në shkurt 2018 dhe nuk i është dërguar, ndryshe nga dy të parat.

Pazar me certifikatat e sigurisë/ Zbulohet një tjetër skandal

Pjesë nga Raporti i KLSH-së, 2020

Diplomati pa certifikatë sigurie në detyra të larta

Diplomatit M. Meksi, nuk i është rinovuar certifikata e sigurisë në shkurt 2018, pra nuk ka qenë i pajisur me certifikatë sigurie gjatë veprimtarisë së tij diplomatike ku ka ushtruar detyra të larta në ambasadën në Budapest ku mbulonte dhe Vietnamin, (si zv. ambasador, konsull, shef i zyrës konsullore, sekretar i Parë, i ngarkuar me punë Charge d’Affaires), në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Bashkimit Europian dhe në ambasadën në Bern, ku ka mbuluar Pincipatën e Lihtenshteinit (si zv. ambasador, konsull, shef i zyrës konsullore, Sekretar i Parë, i ngarkuar me Punë Charge d’Affaires).

Sipas KLSH-së, në këto kushte MEPJ nuk ka ushtruar detyrimet e parashikuara në bazën ligjore ku thuhet, se personeli diplomatik, teknik dhe administrativ në Shërbimin e Jashtëm i nënshtrohet verifikimit të sigurisë, ndaj në kuadër të verfikimit të sigurisë së figurës kuptohet lëshimi i certifikatës së sigurisë, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

MEPJ refuzon KLSH-në

Pazar me certifikatat e sigurisë/ Zbulohet një tjetër skandal

KLSH ka kërkuar në mënyrë zyrtare informacion në lidhje me arsyet që kanë çuar në refuzimin e certifikatës së sigurisë për diplomatin M.Meksi, në përgjigje të të cilit erdhi shkresa me nr. 16371/1, datë 15.112019, ku citohet se MEPJ nuk mund t’i dorëzojë KLSH-së një dokument “sekret”, i cili lëshohet nga një institucion tjetër (në rastin konkret DSIK).

Por, KLSH argumenton se në bazë të Ligjit Nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e kontrollit të lartë të shtetit” kreu iv “e drejta e disponimit të dokumenteve dhe informacionit”, Neni 26, “Aksesi në dokumentet zyrtare”, pika 1 parashikon se: “Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të drejtë për të pasur akses në të gjitha dokumentet zyrtare, shkresore apo elektronike, në bazat elektronike të të dhënave si dhe në çdo informacion apo dokumentacion tjetër të subjekteve./CNA.al

Pazar me certifikatat e sigurisë/ Zbulohet një tjetër skandal

Pjesë nga Raporti i KLSH-së, 2020

Read Previous

Rama kthen mendje/ Do marrim pjesë në samitin e BE. Do të kërkojmë mbështetje për Open Balkan

Read Next

Nuk është humor/ SPAK thërret për dëshmi një fshat të tërë për një autokombanjë