Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur Greqinë

Një tërmet i fortë tronditi ishullin grek të Ikaria mëngjesin e së martës, por nuk pati raportime për dëme apo të lënduar, raporton ekathimerini.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor kishte një magnitudë paraprake 5.1 ballë dhe kishte qendër 20 kilometra në veriperëndim të Ikarias, me një thellësi prej 17.5 kilometra. Ndodhi në orën 6 të mëngjesit. Tërmeti, i cili u pasua nga një lëkundje më e vogël me magnitudë 4.1 nëntë minuta më vonë, u ndje në Samos, Kios dhe ishuj të tjerë të zonës.

©Kumtari.al

Read Previous

The Simpsons: Episodi i Tiananmen censurohet në Hong Kong

Read Next

Si parashikohet moti për ditën e sotme