Një plazh vetëm për qentë? Epo kjo ndodh në Siçili

Një hapsirë prej 2000 metrash katrorë i është dedikuar vetëm qenve dhe pronarëve të tyre në qytetin siçilian “Mazara del Vallo”, në plazhin Tonnarella.

Kjo strukturë është e para në Siçili dhe mund të konsiderohet si një plus i madh sa i përket turizmit miqësor ndaj kafshëve në të gjithë ishullin.

Brenda zonës së rrethuar, qentë mund të bredhin lirshëm në plazh, të luajnë lojëra dhe të hynë në det, duke u shoqëruar me qen të tjerë dhe me vullnetarë që janë gjithmonë të pranishëm.

Projekti është pritur pozitivisht jo vetëm nga turistët. Edhe banorët në fakt janë deklaruar të entuziazmuar për projektin, i cili përbën mundësinë e parë reale në Siçili për të shkuar me pushime në plazh me kafshët shtëpiake.

Read Previous

Ja cila është ngjyra më e bukur e kësaj vere?

Read Next

A do ndodh përballja mes dy ‘titanëve’ të mediave sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *