Një person i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme në Fier.

Sipas policisë bëhet fjalë për një 68 vjeçar i cili është gjendur i pajetë nga i vëllai.

Fier/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Zjarr pranë Uzinës 12 në Elbasan

Read Next

Përkeqësohet situata e koronavirus në vend / Ministrja e shëndetësisë firmos vendimin e rëndësishëm