Një nga fotografitë më të fuqishme të Luftës së Parë Botërore.

Fotografi në afërsi të një kampi gjerman lufte, në Douchy, Francë, rreth vitit 1916.

Në një pllakë xhami mbishkruhet ‘Louis’!

Ne nuk dimë asgjë tjetër për djemtë që janë të veshur me copa të uniformës franceze dhe gjermane.

Përmenden disa djem si këta në foto në librin ‘Stuhia e Çelikut’, kujtimet e vijës së parë të ushtarit-filozof të famshëm gjerman Ernst Jünger.

Ishin dy djem francezë, jetimë, njëri tetë, tjetri dymbëdhjetë vjeç, të cilët u bashkuan me trupat në mënyrën më të jashtëzakonshme.

Ata nuk vishnin asgjë përveç uniformës gri, flisnin rrjedhshëm gjermanisht dhe përshëndetnin të gjithë oficerët në mënyrën e përcaktuar.

Respektonin rigorozisht rregullat ushtarake, ishin të aftë në stërvitje dhe rregullisht kërkuan leje për çdo gjë që bënin.

Louis, më gjasë ai që shikon nga aparati, spikati më shumë, prej kësaj edhe foto edhe ngjarja mban emrin e tij.

Fatkeqësisht, disa nga ushtarakët e tjerë i merrnin me vete në mensë për t’u mësuar të pinin duhan dhe alkol.

©kumtari.al

Read Previous

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”, Lezha, Dibra dhe Tirana me nivelin më të lartë të personave që nuk duan punë

Read Next

Pacolli për sëmundjen e Matoshit: Adrianë, më ke në dispozicionin tënd