Një mozaik nga varka e Kaligula, shërbeu për 45 vjet si një tavolinë kafeje

Në vitin 2013, Dario Del Bufalo, një ekspert italian i mermerit dhe gurit të lashtë, po firmoste kopjet e librit të tij Porfiri në Nju Jork, kur dëgjoi një bisedë tronditëse. Dy njerëz, duke shfletuar vëllimin, kishin parë një foto të një mozaiku romak që u zhduk në fund të Luftës së Dytë Botërore. Papritur, njëri prej tyre bërtiti: “Oh, Helen, shiko, ky është mozaiku yt”.

Dikur pjesë e pistës së vallëzimit në një nga anijet e argëtimit të perandorit romak Kaligula, kryevepra e mermerit u gjet nga thellësitë e liqenit Nemi në vitet 1930, për t’u zhdukur dekadën e ardhshme. Tregtarja e artit Helen Fioratti dhe bashkëshorti i saj, Nereo, blenë mozaikun nga një familje aristokrate italiane në vitet 1960 dhe e përdorën atë si tavolinë kafeje në apartamentin e tyre në Manhattan për rreth 45 vjet.

Tani, raporton Anderson Cooper për “60 Minutes” të CBS News, artefakti i paçmuar është kthyer në Itali, ku së fundi u shfaq në Muzeun e Anijeve Romake në Nemi. Del Bufalo e përshkruan zbulimin si një ngjarje “një në një milion”. Pasi u takua me Fiorattin dhe shoqen e saj në nënshkrimin e librit, studiuesi raportoi ngjarjen tek autoritetet, të cilat morën mozaikun në tetor 2017 dhe ia kthyen qeverisë italiane./Smithsonian

©Kumtari.al

Read Previous

Lukashenko thotë se Krimea është ruse / Do të vizitojë gadishullin me Putinin

Read Next

Borrell për bisedimet Kosovë-Serbi: Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve