Një histori e mrekullueshme dashurie e viteve ‘40 midis Juliette Greco dhe Miles Davis

Juliette Greco e konsideruar si frymëzimi i ekzistencialistëve francezë të viteve ‘40, bëri debutimin e saj, ende shumë e re, duke interpretuar si këngëtare në kafenetë pariziane të Saint-Germain-des-Près.

Në vitin 1949 ajo u takua me trompistin Miles Davis, i cili mbërriti në Francë – me një grup të përbërë nga Tadd Dameron, Kenny Clarke, James Moody dhe Pierre Michelot për disa koncerte rrjesht në Fesivalin e Jazz-it në Paris.

Së bashku krijojnë një marëdhënie të fortë, por sapo Davis (pas vetëm dy javësh), kthehet në Shtetet e Bashkuara, bie në një depresion të

thellë, që e shtyn në vite errësire nga përdorimi heroinës.

Repertori i këngës së Juliette Greco përqëndrohet në vargje të shkruara nga autorë të famshëm, si Raymond Queneau (Si tu t’imagines), Jean -Paul Sartre (mik personal i këngëtares) – (La Rue des Blancs -Manteaux), Jacques Prèvert (Les feuilles mortes), tekste të cilat më pas iu bashkuan muzikës.

Ishte një histori e madhe dashurie, ndoshta ishin të kundërtat, që tërhiqnin njëri -tjetrin, dy bohemianë frymëzues dhe euforikë.

Juliette Greco dhe Miles Devis takohen dhe nuk do humbasin nga sytë e njëri-tjetrit, pavarësisht se i ndante një oqean. Por nëse Franca e pasluftës ishte një tokë pjellore për artet dhe multikulturat, Miles Devis dhe pse ishte një nga muzikantët më të mëdhenj në historinë e xhazit,e dinte mirë se në Amerikë Julietes do t’i kishin vënë damkën e prostitutës, nëse do ti shihnin të shoqëruar së bashku.

Kaq e vërtetë ishte kjo sa një natë, kur ata darkonin, kamerieri refuzoi t’i shërbente Miles, për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, gjë e cila e inatosi aq shumë Juliette-n, sa çohet edhe e pështyn kamarien.

Juliette Greco aktore dhe këngëtare u nda nga jeta në 23 shtator të këtij viti në moshën 93 vjeç.

Pasion, luftë, dashuri dhe argëtim. Këto ishin fjalët me të cilat ikona e këngës franceze  do ta përmblidhte jetën e saj.

Dhe kur vjen puna te dashuria, është e pamundur mos t’i kthehesh  marrëdhënies pasionante me trompistin  amerikan Miles Davis.

Në pranverën e vitit 1949 Juliette Gréco është 22 vjeç dhe performon në skenën e kabares ′ ′ Le  Bœuf sur le toit “, ku këndon tekste nga Boris Vian, Jean-Paul Sartre dhe Jacques Prévert. Miles Davis, 23 vjeç, është kalimthi në Paris me pjesëmarrjen e tij të parë në festivalin ndërkombëtar të xhazit, salla Pleyel.

Do të jetë Mich èle Vian, gruaja e Boris, që do t’i prezantojë të dy.

Në një intervistë për revistën “Point de vue” në 2009, Juliette Gréco përshkruan atë që ndjeu në agimin e atij takimi.  “Ishte vetë bukuria mashkullore, bukuria e burrit dhe e gjeniut, forcë dhe habi, ndryshimi në modernen që luante dhe në atë çfarë ai ishte. U trullosa nga shikimi i tij. Isha 20 vjeç, sapo kisha dalë nga lufta, dhe në muzikën e tij ndjeva lirinë … duheshim dhe ndanim gjithshka bashkë. Shkonim në restorante, ku mund ta paguanim darkën, ishim disi të varfër, por ndihesha vetëvetja. Mendoj se ai ishte i befasuar nga liria ime dhe mosdhënia as rëndësi ngjyrës e lëkurës së tij “.

Por Miles së shpejti do të duhet të kthehet në Shtetet e Bashkuara, në një realitet të shënuar nga ndarja racore, ku ai e dinte mirë se një çift “i përzier” nuk do të pranohej kurrë.

Atmosfera ishte krejt e ndryshme nga ajo që kishte shijuar në Francë. Martesa ndër- racore ishte ende e ndaluar në shumicën e shteteve në Amerikën e atyre viteve.

Kur Sartri e pyet: ‘Pse nuk martohet me Juliette Gréco? Miles përgjigjet: ‘Sepse e dua atë’.

Ai e dinte se e “bardha dhe e zeza” nuk mund të shkonin së bashku në atë kohë “, vazhdon Juliette Gréco teksa kujton përvojën e egër,  që përjetoi gjatë qëndrimit të saj të parë në Nju Jork,  nga mesi i viteve 50-të.

Në ato ditë, ajo po qëndronte në një hotel luksoz “Waldorf Astoria”, ku Miles Davis, do ti bashkohej në mbrëmje për të darkuar.

Këngëtarja do do ta shprehte me forcë, se ndihesh e neveritur nga fakti, që njerëzit e zinj trajtoheshin më keq se qentë.  “Atë natë, na i shërbyen pjatat gati sikur na i përplasnin në fytyrë, madje duke mos na parë as në sy. Miles e dinte, që nuk do isha e lumtur në Amerikë, se do të trajtohesha si një kurvë rrugësh. Por historia jonë ishte aq e pastër, aq e bukur dhe aq e çuditshme. Ne e ndoqëm njëri-tjetrin në të gjithë botën, kur hynte ndonjëherë në një teatër dhe shihte emrin tim në shfaqje, më linte disa fjali si mesazh ose herë-her”  më telefononte.

Me kalimin e kohës, gjatë disa intervistave, Juliette Gréco dhe Miles Davis shpesh e kanë përshkruar historinë e tyre si “dy të arratisur”, duke e cilësuar atë lidhje si një “diamant përvëlues”.

“Muzika ishte e gjithë jeta ime para se të takoja Juliette. Ajo m” bëri të kuptoj se çfarë do të thotë të duash një njeri, përtej muzikës”, rrëfehet Davis duke iu referuar periudhës në të cilën ai kontribuoi në lindjen e “cool jazz”, ku u shfaqen talente të rinj të kalibrit të Max Roach, Gerry Mullingan dhe Gil Evans.

Në 1990, dyzet vjet pas dashurisë më shikim të parë, me rastin e kthimit të saj në Paris, Miles Davis i telefonon Juliette dhe e viziton atë në apartamentin e saj në rue d’Alésia.

“Ne biseduam e qeshëm për disa orë, dhe pastaj ai u largua. Ai do vdiste disa muaj më vonë, ” thotë Gréco.

Miles Davis dhe shpirti i tij novator u larguan nga muzika e kësaj bote më 28 shtator 1991.

/Përgatiti për Kumtari E.Kuçi/

Read Previous

Humb jetën nga COVID-19 gazetari

Read Next

COVID-19 / Rusia shënon 1002 jetë të humbura