Nis evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në Bulqizë

Bulqiza është gotitur nga disa tërmet gjatë 48 orëve të fundit. Më i forti prej të cilëve me magnitudë 4.5 dy ditë më parë.

Si pasojë, 62 deri në 100 shtëpi janë dëmtura dhe grupet e verifikimit të bashkisë ndodhen në terren.

Sipas IGJEUM, brenda 48 orëve janë shënuar 7 lëkundje tërmeti.

Kontrolli dhe inspektimi do të vazhdojë për verifikuar çdo dëm të shkaktuar.

NJOFTIMI 

Informojmë për situatën pas tërmetit të datës 29.10.2021 që preku qarkun Dibër, nga institucioni i Prefektit në komunikim me MC të bashkisë Bulqizë, bazuar në situatën e krijuar nga raportimet nga njësitë administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme në disa banesa për të cilën u ngritën 3 grupe pune për këtë qëllim, ku nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuata 100 banesa, nga të cilat 60-70 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative të ndara si më poshtë vijon;

  • Nj.Adm.Shupenzë 25 banesa.
  • Nj.Adm.Zerqan
  • 22 banesa.
  • Nj.Adm.Fushë-Bulqizë 18 banesa.
  • Nj.Adm.Gjoricë 11 banrsa.
  • Nj.Adm.Ostren
  • 9 banesa.
  • Nj.Ad.Trebisht 6 banesa.
  • Nj.Adm.
  • Martanesh 6 banesa.
  • Nj.Adm.Bulqizë 3 banesa.

Grupet e verifikimit të Bashkisë Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor.

Read Previous

Sot ka ndryshuar ora, 60’ mbrapa

Read Next

Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin