Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Bubq të Krujës.
Shtetasi Artan Ismalaja, 51 vjec, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, duke i shkakëtuar vdekje te menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur brenda makinës së tyre, në afërsi të një magazine.
Më pas, autori ka tentuar të dëmtojë edhe veten me thikë, ndërsa është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë nuk janë zbuluar ende, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.