Ngjarja tronditëse në Maqedoninë e Veriut. / Babai informoi autorët për vendndodhjen e vajzës

Pas ngjarjes së rëndë në Prishtinë, një tjetër krim i rëndë ka tronditur Maqedoninë e Veriut. Një 14-vjeçare u gjet e vrarë afër një 74-vjeçari në kryeqytetin Shkup. Mediat maqedonase raportojnë se e mitura u rrëmbye para disa ditësh ndërsa po dilte nga shtëpia. Ndërsa ngjarja është e rëndë në vetvete, autoritetet kanë zbardhur detaje që e bëjnë vrasjen akoma më tragjike.

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedonë e Veriut, Oliver Spasovski tha në një konferencë për media se rrëmbimi i të miturës është udhëzuar nga babai, pasi ky i fundit kërkonte para nga nëna e saj.

Sipas, Spasovskit e mitura është marrë nga banesa me makinë, pasi babai ka informuar autorët për ditën dhe orën kur vajza do të dilte nga shtëpia.

Read Previous

“Home Alone” vazhdon të konsiderohet si një nga filmat më të mirë të Krishtlindjeve

Read Next

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *