Ngjarja tragjike në Himarë, Mira Kazhani: Aksidente ndodhin kudo në Botë

Mira Kazhani, e cila deri para disa kohësh këshillonte drejtorin e Ujësjellësit të Tiranës, në një portal që drejton vetë, ka marrë përsipër të mbrojë Qeverinë Rama, pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Potam të Himarës, ku një 7 vjeçare u godit për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase.

Kazhani në reagimin e saj ka bërë një krahasim mes ngjarjes tragjike të Himarës dhe ngjarjeve të ngjashme kudo në Botë, për të thënë se ato ndodhin kudo. Ajo e paraqet si një aksident, të ngjashëm me atë aksidentin që bëri kur drejtonte makinën në autostradën Tiranë-Durrës.

“Tragjedi ndodhin kudo, gabime, aksidente, të lajthitur, kriminelë e mendje të sëmura vrasin në Europën e zhvilluar.

Në Amerikë, pa u tharë një palë lot, një tjetër i çmendur po projekton një shkollë fëmijësh që të futet me armë’, shkruan ndër të tjera gazetarja.

“Në New-York, një shoqe që jeton atje, më tha se nuk para e merr metronë në orët e vona, sepse ka shumë të sëmurë në rrugë dhe çdo ditë ka ngjarje të rënda. Epo ironike, por ja që në Shqipëri nuk duket të kemi kështu fenomenesh, të paktën jo në masë’, shkruan Mira Kazhani./Boldnews

Read Previous

Lista Serbe: Duam ta rrëzojmë Qeverinë Kurti, po punon kundër interesave të…

Read Next

Ngjarja e rëndë në Himarë/ Dritan Hila: E tillë është jeta në ujë