Ngjarja e rëndë në Himarë/ Meta: Shteti ka rënë

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili drejton Partinë e Lirisë, deklaroi pasditen e sotme se ngjarja e ndodhur në Potam të Himarës, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një skaf, që drejtohej nga Komisari i Policisë, Arjan Tase, tregon se shteti ka rënë.

Meta tha se nuk është hera e parë që ndodhin këto ngjarje, pasi gjatë pandemisë u vra i riu Klodian Rasha, i cili doli të blinte një paketë cigare, ndërsa vrasësi ishte një punonjës policie.

Këto ngjarje tregojne që shteti ka rënë. Kjo nuk është policia që duam, nuk është policia që do populli. Policë më kapuçë ka dhunuar qytetarë të pafajshëm

Nuk jemi popull por t’u dhunuar, sidomos nga policia që paguhet nga taksat tona. Duhen masa të forta dhe të menjëhershme, që të rivendoset besimi tek policia”, tha Meta.

Ai theksoi se policia duhet të shkëputet nga urdhërat partiakë. “Drejtori i Policisë së Shtetit duhet të jetë një zyrtar që duhet të zbatojë vetëm ligjin, nuk duhet të marrë urdhërat partiakë për të promovuar ata që mbështet politika, por ata që e meritojnë. Nëse do të vijohet me metodat e deritanishme, nuk kemi një Polici Shteti, por një polici që godet shtetin”, tha Meta

Read Previous

Berisha: Drama e sotme po luhet në familjet shqiptare

Read Next

Gledis Nanon nuk ikën vetë, por shkarkon gjithë komisariatin e Policisë së Vlorës