Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Kujdes! Po qarkullojnë grupe kriminale me armë
Nga Sali Berisha
Lidhur me deklaratën e Edi Ramës për refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorancës së tij të rezolutës për dënimin e genocidit serb në Bosnje, sqaroj sa vijon:
Pretendimi i Edi Ramës se paraqitja e rezolutës ishte e papritur është një gënjeshtër e denjë vetëm për atë.
Rezoluta për dënimin e genocidit në Bosnje është depozituar sipas të gjitha afateve kohore që përcakton rregullorja e Parlamentit, është shqyrtuar në kryesinë e parlamentit dhe është vendosur t’i paraqitej sot seancës plenare.
Kështu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kanë patur të gjithë kohën e mjaftueshme që parashikon rregullorja e parlamentit për shqyrtimin e kësaj rezolute, por kanë vendosur në një akt çnjerëzor dhe antikombëtar që të votojnë kundër saj me urdhër të Aleksandër Vuçiç.
Kjo rezolutë është miratuar në Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.
Shtojme këtu se më parë Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kanë votuar me vetëdije të plotë kundër debatit me mocion për Ballkanin e Hapur dhe rezolutës së grupit parlamentar të PD për dënimin e genocidit rus në Ukrainë.
©kumtari.al