Nga kjo fundjavë stadiumet italiane do të mund të presin edhe më shumë tifozë

Nga kjo fundjavë stadiumet italiane do të mund të presin edhe më shumë tifozë mes tyre. Me vendimin e marrë dje nga qeveria italiane, kapaciteti do të rritet nga 50 në 75 për qind dhe ndoshta duke ndjekur planin e paralajmëruar nga fillimi i muajit dhjetor mund të arrihet në hapjen e plotë të impianteve, sigurisht vetëm për tifozët e vaksinuar.

 

Ndërkohë, “Olimpiko” i Romës do të kalojë nga 30 mijë në 45.000 (60.000 kapaciteti i plotë), ndërsa “San Siro” për Milanin dhe Interin nga 35.000 (unaza e tretë që dërgon në 80 mijë kapacitetin do të mbetet e mbyllur) në 52.500 tifozë./Panoramasport

 

Read Previous

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha / Studentët që nuk pranojnë të vaksinohen nuk do të lejohen në auditore pa një dokument mjekësor

Read Next

Xhulia Kurti, Studentja e UAMD, e dyta në botë në konkursin IAA mobilitython