Nga Jamarbër Malltezi: “Si të bëhesh milioner” – Vidh para publike e ndaji me Edvin Ramën!

Nga Jamarbër Malltezi

Stela Gugallja kështu është bërë milionere, pa pasur as 1000 USD në konto bankare, pa pasur asnjë ekspertizë, pa studiuar kurrë as edhe një leksion për fushën e menaxhimit të mbetjeve, dhe pa investuar as një lopatë apo karrocë dore, mori 23 milion euro nga buxheti i shtetit.

Për një projekt të pakërkuar, të pacertifikuar dhe që binte në kundërshtim me Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve.
Pa garë, bëhet një vlerësim pa publikuar asnjë kriter, pasi nuk ka asnjë ekspert incenerimi në Shqipëri.

Ndonëse Agjensia e Prokurimeve Publike njofton se nuk është ligjore procedura, Edi Rama, kur vendos të të bëjë milioner, nuk pyet për ligj pasi ai vetë është Maliqi.

Brenda ditës bëhet gjoja sikur mbyllen 9 procedura, bëhet gjoja sikur negociohet kontrata dhe, ndonëse kontrata ka thagma që bien ndesh me ligjin, brenda ditës del Vendimi i Qeverisë që t’i japë Gugalles nga buxheti në mëngjes 23 milion euro. Të cilat në mbrëmje vijnë të xhepi i Ahmetajt dhe Ramës.

Çfarë u vu në dispozicion në bankë për sigurimin e kredisë, do të pyesni ju?
1. Aksionet e kompanisë së posakrijuar që kish më pak se 1000 usd kapital;
2. Kontratën me shtetin që do marrë 23 milion euro;
3. Kontratën me italianin që do ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 miljon.

Nuk ka asnjë kolateral, asnjë ekspertizë, asnjë investim, fitim i pastër 8 milion euro për ortakët që ndajnë paratë me Edi Ramën!

Pyetjet tona për SPAK-un, dhe ata me pak veshë e sy, janë si vijon:

1. A duhet shpallur Shqipëria kampione në Doing Business me këtë dokument që shohim?

2. A ishte kjo kompani e posakrijuar e njëjta me atë që u tha se kishte eksperiencë dhe meritonte 23 milion euro?

3. Si merr një konçension 23 milionësh një kompani që ka 1 mijë USD kapital?

4. A kish njohje Rama-Ahmetaj-Agaci me Gugallën, apo më mirë Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?

5. A u shkarkua Arben Ahmetaj që, kur t’i trokasin te porta të jetë ish-zevendës kryeministër dhe jo numri 2 i Qeverisë Rama?

Read Previous

E thirrën për të dalë jashtë/ Kush e nxori në pritë Ismet Çekoren?

Read Next

Pas sulmeve të Biden reagon Trump: Biden është i çmendur, vuan nga demenca