Nga Hysni Gurra: Ky është i pari kryeministër etatist i Shqipërisë në 32 vjet demokraci.

Nga Hysni Gurra

Paçin faqen e zezë të gjitha ata që e mbështetën këtë njeri qysh nga 2017 e deri në ditët e sotme.

Ka qenë evidente në sytë e çdokujt se qeverisja e tij ka qenë anti kombëtare. Varfëroi dhe u pamundësoi jetën në Shqipëri njerëzve të aftë e të ndershëm.

Përveç vitit 2013 ky nuk fitoi më asnjëherë votën popullore bazuar në një garë të lirë, por parableu çdo garë.

Ky është i pari KM i 32 viteve që blerjen e votës e çdo blerje tjetër e ktheu në sistem. Ky bleu votën e fukarait, por ky bleu edhe kreun e opozitës, ky bleu votën deputëve, por ky bleu edhe diplomatë e deri shefa shërbimesh të huaj si rasti i FBI.

Në të gjithë shoqërinë kjo u kthye në model. Blerja është bërë model aq i frikshëm sa sot kushdo që ka punë në gjyq, një biznesmen apo pronar çfarëdo ka më shumë frikë se mos pala kundërshtare i blen avokatin sesa se mos humbet gjyqin me të.

Gjatë periudhës së tij si KM pjesa më pa integritet intelektual dhe moral e shoqërisë u ngrit në majat e pushtetit.

Hajdutët, kriminelët, injorantët e të pa moralshmit hynë në parlament, në qeveri e në administratën publike.

Gjatë periudhës së tij si KM është shitur pasuria kombëtare me konçensione sa nuk e ka bërë asnjë drejtues shteti në 110 vjet shtet.

Pas Enver Hoxhës, ky është i dyti drejtues shteti në gjithë historinë e shtetit shqiptar që bëri tentativë të gjithanshme për zhdukur opozitën e vendit.

Ky është i pari kryeministër etatist i Shqipërisë në 32 vjet demokraci.

Thënë të gjitha këto, nëse ky nuk merr faturën e gjithëçkaje që ka bërë, siç e meriton, faqen e zezë pastë çdo shqiptar i ndershëm, të cilët janë shumica.

Read Previous

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Read Next

Rusia i thur elozhe Erdoganit: Lider i kalibrit tjetër