Nga Fabian Zhilla: Dilni dhe takoni pleqtë!

Nga Fabian Zhilla
Doni të dini se në çfarë situate është shoqëria dilni dhe takoni pleqtë.
Pyetini se me kë jetojnë dhe se më çfarë mbajnë frymën gjallë.
Një çift që ju njoha historinë. Kemi tre femijë. Të tre në emigracion. Jetojnë vetëm me pensione. Vetëm buzeqëshnin.
Burri duarartë.
Ndihmonte ku mundej dhe e bënte pa pagesë. Femijët e pyes. Vajza e madhe ishte divorcuar dhe nuk kish mundësi ta ndihmonte.
Vajza e vogël çoku i vinte dhe i shihte ndonjëherë. Djali diku larg martuar me të huaj nuk i merrte as në telefon.
Prindi dhe familja pyes në mënyrë natyrale. Fatkeqësisht këto dy terma kanë humbur vlerë.
Prindi tashmë është thjesht një koncept biologjik. Mbas moshës 18 vjeç, secili shikon të krijojë jetën e tij biologjike por jo familjen e tij.
Për të mendon shteti. Familja është institucion i vjetëruar. Fjalët gjysh, gjyshe, xhaje, hallë nip etj kanë humbur. Sot ato janë zëvendësuar me punonjës social, polic, psikologe, azil, pension etj.
Kuptoja nga pleqtë që takova një të qeshur të fikur ku diku thellë qëndronte një brengë, një zhgenjim.
Pas 70 vitesh jetë, ata ishin lodhur për të ndërtuar diçka që ju ishte shkatërruar para syve.
Me thanë në fund, gëzohemi kur gjejmë njerëz të mirë dhe mundohemi të rrijmë me ta. Kjo është Shqiperia sot me pleq jetim dhe me të rinj pa familje.
Takoni pleqtë miq të njihni Shqipërinë dhe të kuptoni pse sot po rriten përdhunimet dhe vrasjet.
Në sytë e këtyre pleqve të mirë pash të gjithë fallsitetin e fotove nëpër plazhe dhe në facebook ku secili shfaq parajsën që jeton. Në fakt mbase po jetojmë ferrin!

Read Previous

Afganët e pakërkuar/ Manjani: A flet Yuri Kim në emër të DASH, apo jo?!

Read Next

E shkarkoi Çuçi si të pa aftë/ Gledis Nanon mesazh kolegëve