Nga 29, 20 anëtarë të kryesisë së PD dega 3 Tiranë, vendosin për kuvendin e 11 dhjetorit

Degan numër 3 e Partisë Demokratike në Tiranë ka zhvilluar sot mbledhje me delegatët e saj.
Nga 29 anëtarë kryesie të degës, 20 kanë qenë të pranishëm, përkundër vetëm 9 anëtarë nuk kanë marrë pjesë, nuk dihet nëse janë mungesa me arsye apo mbështetës të Bashës.

Në këtë degë të PD është rënë dakord që të merret pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, thirrur nga mbështetësit e Berishës.

Më poshtë statusi kësaj dege në Facebook:

”Ditën e sotme date 22/11/2021 u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, Dega 3, Tiranë ku moren pjese 20 anetare nga 29 anetare te kryesise.
Mbledhja u zhvillua në një klimë debati të hapur dhe të lirë me pjesëmarrjen e numrit më të madh të anëtarëve të këtij organizmi
Kriza ekonomike dhe e gjithanshme, zhvillimet politike si dhe debatet e brendshme në parti ishin tema të diskutimeve.
Demokratët janë të ndërgjegjshëm se situata e rëndë ku ndodhet vendi e bën të domosdshëm ringritjen e opozitës në lartësinë e shpresave të qytetarëve tanë, të cilët janë ata që vuajnë direkt keqqeverisjen dhe revanshin shumëplanësh ku është turrur pushteti i Edi Ramës. Diskutuesit konverguan në idenë se Shqipëria ka nevojë që PD të marrë përsipër përgjegjësinë e saj historike para vendit.
Në fund, me anë të një votimi, pjesëmarrësit dhanë mbështetje unanime pë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor 2021.”

Read Previous

Është ndarë nga jeta profesori dhe studiuesi i shquar Aleks Luarasi

Read Next

Meta: Vendosa dy kushte për t’u tërhequr nga 2 marsi, nuk mora përgjigje, vazhdova me mitingun