New York Times 1982, Shqiptarët rindezin debatet deri në lashtësi

Fundjavën e kaluar në Tiranë, kryeqyteti shqiptar, qeveria komuniste sponsorizoi një konferencë mbi rrënjët etnike të këtij kombi të vogël ballkanik që mbartin nënkuptime për pretendimet e saj territoriale ndaj Jugosllavisë dhe Greqisë fqinje.

Qëllimi i konferencës, sipas prof. Aleks Buda, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ishte të nënvizojë “vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe autoktoninë e shqiptarëve në territoret e tyre historike”, të cilën ai e përkufizoi se shtrihet thellë në  territoret serbe dhe malazeze të Jugosllavisë si dhe në Greqinë veriore.

Profesor Buda, organizatori i konferencës së mbajtur në datat 2-4 korrik, tha në një intervistë të fundit në televizionin shqiptar se konferenca do të nxjerrë në dritë prova të reja që tregojnë lidhjen mes shqiptarëve modernë dhe ilirëve parakristiantë.

Problem i shfaqur për fqinjët

Premisa se shqiptarët që nga kohërat e lashta kanë pasur një atdhe që shtrihet shumë përtej kufijve të tanishëm mund të bëhet shqetësuese si për Jugosllavinë ashtu edhe për Greqinë, ku secila prej të cilave ka minoritete shqiptare në përbërjen e tyre.

Në rastin e Jugosllavisë, minoriteti shqiptar, me një lindje shumë të lartë, tani numëron 1.7 milionë, shumica e tyre jetojnë në provincën e Kosovës, që kufizon me Shqipërinë verilindore. Që nga dimri i vitit 1981, Kosova ka qenë skenë e trazirave të përsëritura irredentiste, më e keqja prej të cilave shkaktoi nëntë vdekje.

Prej disa vitesh, udhëheqja e Tiranës nën drektimin e sekretarit të parë të Partisë Komuniste, Enver Hoxha, udhëheqësi më jetëgjatë në Ballkan, ka qarkulluar harta të Shqipërisë së Madhe që përfshin një zonë më shumë se dyfishin e madhësisë së Shqipërisë bashkëkohore.

Por Konferenca Kombëtare kushtuar Formimit të Popullit Shqiptar, gjuhës dhe kulturës së tij, e mbledhur nën kujdesin e zotit Hoxha, do të dukej se i mbante synimet kombëtare një hap përtej hartave. Shqipëria i fitoi kufijtë e saj modernë me një dekret të fuqive të mëdha në fund të Luftës së Parë Ballkanike në 1912.

Rëndësia historiko-politike

Ndërsa shumica e studiuesve gjatë shekullit të kaluar duket se janë dakord se shqiptarët ndoshta rrjedhin nga ilirët e lashtë, një grup fisesh që u përhapën në bregun e Adriatikut deri në skajin e Italisë së sotme dhe në lindje deri në Danub, konferenca përfaqëson herën e parë se ky supozim akademik ka marrë një konotacion historiko-politik për sa i përket pretendimeve territoriale shqiptare.

Në fakt, profesor Buda pohoi se shqiptarët e sotëm – 2.7 milionë në Shqipërinë e vërtetë dhe gati 2 milionë përtej kufijve – mund ta gjurmojnë origjinën e tyre drejtpërsëdrejti tek njerëzit e Gadishullit Ballkanik që dolën në skenë edhe para grekëve.

Ballkani është plot me këto lloj pretendimesh etnike të së shkuarës. Rumunët bashkëkohorë kujtojnë dakët e lashtë, të cilët u pushtuan nga romakët në shekullin e dytë; bullgarët shikojnë prapa në Trakian e lashtë; Serbët kujtojnë një perandori mesjetare jetëshkurtër që shtrihej në pjesë të Shqipërisë dhe Greqisë, dhe grekët, duke u shtrirë deri në Gilbraltar në perëndim dhe Indi në lindje, pretendojnë gjithashtu një pjesë të Maqedonisë. Pretendimi shqiptar është më i vjetër

Pretendimi shqiptaro-ilir megjithatë është më i vjetri, pasi ilirët u kolonizuan nga grekët në shekullin e shtatë p.e.s. Ata janë edhe nga Herodoti dhe historianë të tjerë grekë. Ata sfiduan Perandorinë Romake në zgjerim nën mbretëreshën e tyre, Teuta, dhe u deshën dy pushtime romake për t’i nënshtruar. Historia e shqiptarëve, ashtu si ajo e fiseve ilire, ka qenë kryesisht një çështje e grindjeve dhe luftimeve të brendshme kundër pushtuesve.

Një tjetër studiues shqiptar që luajti një rol qëndror në konferencën e Tiranës ishte Prof. Androkli Kostallari, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Tiranës. Ai është specializuar në gjurmimin e emrave të vendeve shqiptare që nga ilirët. Prof. Mahir Domi, një tjetër bashkëpunëtor, foli rreth “formësimit të gjuhës shqipe”. ©kumtari.al

Një version i këtij artikulli shfaqet në shtyp më 12 korrik 1982, seksioni A, faqe 8 i botimit Kombëtar me titullin: SHQIPTARËT RINDEZINN KËRKESAT E LASHTA.

Read Previous

Vetëm një ditë pasi miku i tij, Luca, i quajti barbona, Rama përpiqet të qetësojë fermerët

Read Next

Berisha: Do të shpallim Xhorxh Sorosin non grata në Shqipëri përgjithmonë