New Amsterdam: vendbanimi holandez që u bë New York

Në ditët e tyre të lavdisë, holandezët ishin të angazhuar duke eksploruar rreth globit, duke grabitur erëza dhe burime të llojllojshme, dhe duke krijuar baza dhe posta koloniale në mënyrë që të mund të vidhnin më shumë erëza dhe burime të ndryshme (efikasiteti i vërtetë).

Si pjesë e aventurave të tyre rreth globit, holandezët u gjendën në ishullin Manhattan. Atje, ata fillimisht krijuan një fortesë të quajtur Amsterdam për të mbrojtur biznesin e tyre të tregtisë së leshit në zonë dhe për të siguruar një pozicion strategjik në grykëderdhjen e lumit Hudson.

Pas një kohe jo shumë të gjatë zona përreth fortesës u zhvillua si një vendbanim të quajtur New Amsterdam, i cili shërbeu si paraardhësi i Nju Jorkut të sotëm.

Historiku

Në shekullin e 17-të, fuqitë evropiane u përpoqën të kolonizonin sa më shumë të ishte e mundur në Amerikën e Veriut. Hollandezët e eksploruan për herë të parë zonën në fillim të shek. Në një varkë të Kompanisë Hollandeze të Indisë Lindore që shërbente nën juridiksionin e Princ Maurice të Nassau-t, një eksplorues i quajtur Henry Hudson filloi eksplorimin e zonës në kërkim të gjërave për të grabitur.

Një pikturë e Kompania Holandeze e Indisë Lindore në flotën e New Amsterdam. Imazhi: Hendrick Cornelisz Vroom/Wikimedia Commons/Public Domain

Ai nuk gjeti erëza, por gjeti diçka po aq argëtuese – kastorët. Ah po, në atë kohë, kastorët, veçanërisht gëzofët e tyre, të cilët ishin shumë të vlefshme në Evropë. Kastorët ishin gjithashtu ekspertë në ndërtimin e digave, për të cilat holandezët ishin shumë të interesuar.

Holandezët ishin gjithashtu të interesuar dhe ‘gjëndrat anale’ të kastorëve. Kini parasysh që sigurisht jo për gjëra të perverse. Gjëndrat anale sekretonin ‘castoreum’, të cilin e përdornin për të krijuar parfume.

Në vitin 1621, kompania Holandeze e Indisë Perëndimore u themelua për të menaxhuar tregtinë në Amerikën e Veriut dhe për të siguruar gëzofët e kastorit dhe gjëndrat anale. Gryka e lumit Hudson siguroi një bazë strategjike ideale për të përforcuar tregtinë dhe për të mbrojtur zonën. Si i tillë, Fort Amsterdam u ndërtua në vitin 1624, ndërsa në vitin 1626, holandezët e blenë Manhatanin nga amerikanët vendas.

Themelimi i New Amsterdam

Vendbanimi të drejtat komunale i mori nga vendi i tij origjinês në vitin 1653, duke marrë kështu formën dhe statusin e një qyteti të plotë. Ai u zhvillua njësoj si të gjitha qytetet koloniale në atë kohë – u ndërtua një kishë, u projektuan mure të fortifikuara, u ndërtuan shtëpi dhe mullinj me erë. Qyteti madje mirëpriti refugjatët hebrenj, madje një nga këta u bë hebreu i parë që zotëronte prona në Amerikën e Veriut.

Pamje e Amsterdami i Ri në 1664. Imazhi: Geheugen van Nederland/Wikimedia Commons/Public Domain

Një tjetër fakt interesant për qytetin është se ai ishte i dokumentuar dhe detajuar gjerësisht, krahasuar me vendbanimet e tjera të reja në Botën e Re. Plani Castello kishte fiksuar një plan urbanistik të detajuar të qytetit në hartografi. Plani paraqet qytetin me të gjitha detajet e tij. I ndërthurur me informacionin arkivor të asaj kohe, është e mundur të përcaktohet se kush jetonte në secilën shtëpi.

Plani Castello – zona ku ishte Amsterdami i Ri dhe ku ndodhet sot distrikti financiar i Manhatanit. Imazhi: John Wolcott Adams/Wikimedia Commons/Public Domain

Megjithatë, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike të adaj kohe, New Amsterdam nuk mundi të qëndroië holandez për shumë kohë.

Marrja nën kontroll nga anglezët

Në 1664, Anglia dhe Republika Hollandeze ishin në paqe. Kjo nuk i ndaloi disa fregata angleze të hynin në portin e Amsterdamit të Ri dhe të kërkonin dorëzimin e qytetit dhe provincave përreth New Holland.

Kjo gjithashtu u bë shkak për fillimin e Luftës së Dytë Anglo-Holandeze. Holandezët kapitulluan dhe në 1665 New Amsterdam u quajt Nju Jork, në nder të Dukës së Jorkut.

Gjatë Luftës së Tretë Anglo-Holandeze në 1673, holandezët arritën të pushtonin përsëri qytetin dhe e quajtën atë Portokallia e Re. Megjithatë, me Traktatin e Westminsterit në 1674, holandezët ia kthyen qytetin britanikëve, të cilët e riemëruan atë Nju Jork. Ndërsa holandezët në këmbim morën Surinamin, i cili kishte një rëndësi të madhe strategjike dhe burimore në atë kohë.

Trashëgimia holandeze në Nju Jork

Tashmë në New York nuk ka mbetur shumë gjurmë të New Amsterdam përveç mbetjeve arkeologjike. Shtëpia e fundit nga New Amsterdam që mbijetoi në Nju Jork u shkatërrua për fat të keq në mesin e shekullit të 19-të. Megjithatë, trashëgimia kulturore e qytetit ka mbijetuar përmes formës së arkitekturës holandeze neo-koloniale.

Shembull i arkitekturës holandeze në Nju Jork. Imazhi:Decumanus/Wikimedia Commons/CC3.0

Një tjetër trashëgimi e qartë nga New Amsterdam është shtrirja e rrugëve, e cila ka mbetur kryesisht e paprekur në Manhatanin e sotëm.

Read Previous

Roland Bejko fillon të justifikojë “detyrën” që i ka dhënë Basha si sekretar, kërkon arrestimin e Berishës nga SPAK

Read Next

Alqi Bllako për akuzat e Kryemadhit: Mashtrime