Nesër kulmon odiseja 90 ditore e “Foltores”

Nga Kumtari

 

Pas një odiseje që zgjati gati 3 muaj, “foltorja” nesër mbërrin në destinacion.

Të gjithë sytë e publikut shqiptar janë drejtuar për nga ajo.

Pritet me kërshëri dhe interes të madh, si asnjëherë më parë çfarë rrjedhe do të marrin ngjarjet që kane përfshirë partinë më të madhe opozitare në vend.

Sali Berisha, ish-lideri i kësaj partie, ndërmori me “foltoren” një nga nismat më të veçanta të ndodhura ndonjëherë në Shqipëri.

Çoi partinë te anëtari i thjeshtë, i dha zë atij, dhe e ktheu debatin politik 3000 vjet më parë, te demokracia athinase.

Aty ku vendimet merreshin në sheshe, me popullin.

Platforma politike që ka shpalosur “foltorja” është një nga më demokratiket e hedhur ndonjëherë në publik.

Sigurisht që mbetet për t’u parë se sa do t’i përmbahen organizatorët kësaj platforme pas 11 dhjetorit, por deri atëherë ajo mbetet unike si levizje.

Demokratizimi i jetës politike, i vendimmarrjes, i shoqërisë shqiptare është i lidhur ngushtësisht me

demokratizimin e partive politike. Partitë politike janë baza e demokratizimit të shoqërisë.

Pasi nga aty dalin kandidatët për përfaqësues të popullit, si në pushtetin qëndror, ashtu edhe në atë lokal.

Shqipëria nuk ka për t’u demokratizuar kurrë me “fermane” non gratash selektive, apo nuk mund të quhet kurrë demokratike me rotacione pushteti për inerci të konsumit të njërës, apo tjetrës palë politike.

Shqipëria demokratizohet atëherë kur të demokratizohen partitë politike, kur gara brenda tyre të jetë reale, kur vendimmarrja brenda tyre të jetë demokratike dhe kur partitë të jenë të hapura, e jo të funksionojnë si biznes i njërit apo tjetrit drejtues të saj.

©kumtari.al

 

 

Read Previous

U ekzekutua brenda makinës, ja kush është biznesmeni 55-vjeçar.

Read Next

Xhema merr pjesë në varrimin e Bob Dole