Nëse duan ta ndihmojnë SPAK të bëjë punën për të cilën u krijua, duhet të:

Nga Ylli Manjani

1. Ti kufizojnë me ligj rrethin e zyrtartëve që hetojnë. SPAK ka punë vetëm me zyrtarët e lartë. Po ata të lartët fare. Të gjithë të tjerët ti hetojë prokuroria e zakonshme.

2. Ti kufizojnë objektin hetimor duke e fokusuar ekskluzivisht tek veprat penale të korrupsionit dhe e krimit të organizuar. Çdo vepër tjetër penale duhet ta hetojë prokuroria e zakonshme.

3. Ndaluar fillimin e ndjekjes penale mbi bazë kallëzimi partish politike ose kallëzime popullore.

4. BKH duhet të riorganizohet si strukturë e hetimit penal jo vetëm në varësi të SPAk por edhe në shërbim të Prokurorisë së zakonshme.

SPAK duhet lejuar pa asnjë presion kohor të bëjë hetime të plota.

SPAK nuk mund të ketë presionin e politikanëve që duan pushtet me arrestime pa hetime, aq më pak të vuajë hallin e ambasadorëve të huaj që duan rezultate fake në Shqipëri që të kapin një emërim më të mirë në shtetet e tyre.

Kjo është e papranueshme!
Gjithashtu e dëmshme për vetë besueshmërinë e drejtësisë.

SPAK duhet të ndjekë modelin e antimafias Italiane ose edhe të FBI amerikane, ku hetohet gjatë dhe kur provohet vepra fillojnë arrestet.

Nëse SPAK nxiton të bëjë arreste pa bërë hetime, thjesht po vijon lojën që Prokuroria jonë ka bërë gjithmonë, gjykimet popullore që çojnë në dështimin e drejtësisë së ligjit.

Mendoj se SPAK i duhet dhënë një shans real që të performojë ashtu siç duhet dhe jo siç i kërkohet sipas interesit të ditës.

Nëse e kanë seriozish, kjo duhet të jetë rruga e ndreqjes së problemit dhe jo llo llo llo-të politike për propagandë.

Read Previous

U arrestua me bujë të madhe, lirohet nga gjykata i forti i Vlorës

Read Next

Kthim në të ardhmen