Nënkryetari PD: Nuk ka krizë në parti! Fevziu: Na fal, paskemi bërë emision kot

Për deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj, në PD nuk ka krizë, pavarësisht përplasjes Basha-Berisha.

Blendi Fevziu: Dy palë që kanë një konflikt, më trego si zgjidhet.

Blendi Fevziu: Po si zgjidhet kjo?

Enkelejd Alibeaj: Le ta zgjidhin ata që ngrejnë pretendimin.

Blendi Fevziu: Po ata thonë zgjidheni ju.

Enkelejd Alibeaj: Problemi është diçka tjetër se opozita, PD sot ka për detyrë që të merret me atë që është misioni i vërtetë i politikës.

Blendi Fevziu: Si zgjidhet kjo punë, kur ka konflikt?

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka konflikt, ka vetëm një konflikt të Berishës me SHBA.

Blendi Fevziu: Përplasja në PD si zgjidhet?

Enkelejd Alibeaj: Ky konflikt e di si zgjidhet apo jo? Ka dy mënyra…

Blendi Fevziu: Lërë atë, por po të pyes për këtu, në PD, përplasja në PD si mbyllet?

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka pra, nuk ka.

Blendi Fevziu: Nuk ekziston fare?

Enkelejd Alibeaj: Ka një pretendim të një personi…

Blendi Fevizu: Po ai personi kishte një stadium të mbushur, nuk mund të themi se nuk ekziston.Të thuash se në PD çdo gjë është në rregull, kjo pastaj… Nuk ka çarje fare PD-ja, fare, fare?

Enkelejd Alibeaj: Absolutisht jo.

Blendi Fevziu: Mirë atëherë, e paskemi bërë emisionin gabim. Nëse PD-ja është e unifikuar kot bëjmë. Më fal, unë e kam kuptuar se në PD ka një përplasje por nuk paska.

Read Previous

Reforma në drejtësi shënon një tjetër sukses, prokurorin që gënjeu publikisht, e ngren në detyrë

Read Next

Çuçi vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Dy vendet tona ndajnë sfida të përbashkëta, por edhe mundësi për të ardhmen