Nëna shet njërin nga binjakët për $104, për mbijetesë

In this photograph on July 19, 2018, an Afghan girl carries empty containers to collect water, as a younger child looks on, in Sakhi village on the outskirts of Mazar-i-Sharif. – Thousands of farmers are migrating to cities as Afghanistan’s worst drought in at least a decade has impacted the war-torn country. (Photo by FARSHAD USYAN / AFP) (Photo credit should read FARSHAD USYAN/AFP/Getty Images)

Një nënë afgane është detyruar të shesë një nga binjakët e saj të porsalindur, në këmbim të parave të cilat më pas, i ka përdorur për të blerë ushqim për binjakun e mbetur dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

Gruaja 40-vjeçare, nga provinca veriore e Jawzjan-it, ia shiti foshnjën një çifti pa fëmijë, në këmbim të vetëm 104 dollarëve, të cilat ajo shpresonte se do t’i mjaftonin për të blerë ushqim për të paktën gjashtë muajt në vazhdim.

Nëna ka rrëfyer se kishte planifikuar t’i mbante të dy fëmijët, por varfëria e skajshme e ka detyruar atë që të merrte të vendim drastik dhe të dhimbshëm.

Aktualisht, Afganistani po kalon një krizë urie, e cila sa vjen e përkeqësohet, duke e vënë popullin para një sfide të rëndë.

OKB ka paralajmëruar se më shumë se gjysma e popullsisë së Afganistanit do të përballet me urinë këtë dimër, problem i cili nisi pas largimit nga vendi të një sërë organizatash bamirëse, kohë kur talebanët rimorën kontrollin në vend./a2

Read Previous

Putin paralajmëron pushtimin Ukrainës

Read Next

I falsifikon Gazi i partisë firmën, reagon Xhuljano Guçe