Negociatat/ Mediat gjermane: Ndikoi lufta në Ukrainë, do duhen shumë vite

Disa nga mediat më të njohura gjermane raportojnë se Bashkimi Europian ka hapur dritën jeshile për nisjen e negociatave mes unionit dhe dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Deutsche Welle shkruan se hapja e negociatave ishte rezultat i presionit nga lufta në Ukrainë.

“Procesi për t’u bërë shtet anëtar i BE-së është shumë i gjatë. Por që kur Rusia pushtoi Ukrainën, rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor për BE-në është rritur,” shkruan DW.

Edhe rrjeti më i madh publik, ARD, thekson se procesi do të marrë shumë vite.

“Dy të ashtuquajturat korniza negociuese do t’u prezantohen zyrtarisht dy vendeve kandidate në konferencat në Bruksel. Ato janë një parakusht që Komisioni i BE-së të mund të fillojë të ashtuquajturin procesi i screening. Gjatë këtyre procedurave, autoriteti shqyrton shkallën në të cilën ligji kombëtar i vendit kandidat devijon nga legjislacioni i BE-së dhe kërkon rregullime të përshtatshme për fusha të ndryshme.

Komisioni më pas mund të bëjë rekomandime për hapjen e të ashtuquajturve kapituj të negociatave. Megjithatë, në mënyrë që ato të zbatohen, kërkohet sërish një vendim unanim nga vendet anëtare të BE-së.

Në përgjithësi, procesi i negociatave mund të zgjasë shumë vite dhe mund të ndalet përsëri nëse shfaqen probleme. BE filloi bisedimet e anëtarësimit me Turqinë në vitin 2005. Por bisedimet u pezulluan disa vite më parë për shkak të zhvillimeve në fushën e shtetit ligjor që Brukseli i konsideroi të papranueshme”.

Read Previous

SPAK kontrollon banesat e ish-muxhahedinëve pas dyshimeve për spiunazh

Read Next

Ramës nuk i ndahet shpirti nga Serbia edhe në ditën e çeljes negociatave: Do bëjmë një Shqipëri të fortë në një Ballkan të Hapur