Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Kreu i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban për Veriun, ka thënë për Vizion Plus se rritja e çmimit të naftës mund të ndikojë në rritjen e çmimit të biletave, kryesisht për transportin ndërqytetas, pasi nafta është e lidhur drejtpërdrejt me sektorin e transportit. Ata pohojnë se i kanë bërë disa kërkesa ekonimike qeverisë për të shmangur rritjen e çmimit, nëse qeveria nuk i pranon ata theksojnë se do detyrohen të rrisin biletat e autobuzëve.
“Rritja e çmimit të naftës ka shqetësuar tej mase sektorin tonë, sektori jonë është i varur drejtpërdrejt nga konsumimi i naftës. Jemi sektori i parë që e ndjen rritjen. Kemi bërë disa kërkesa ekonomike. Mbetet një opsion edhe rritja e çmimit të biletave, të paktën për transportin ndërqytetas.Jemi në pritje, kemi dorëzuar para disa ditësh edhe kërkesën e fundit në instancat përkatëse. Jemi në pritje të tyre. Nuk duam të rëndojmë xhepin e qytetarëve, por jemi në mbijetesë ekonomike dhe do të jetë e papërballueshme rritja e çmimit të naftës. Në momentin që nuk merren parasysh kërkesat tona, reduktimi i TVSH në shitje nga 20% në 6% ose heqja e taksës së qarkullimit, jemi të detyruar të mbijetojmë në treg dhe të rrisim çmimet. Ne do t’i presim deri në datën 15 tetor, do të kemi një mbledhje të përgjithshme me të gjithë anëtarët.”
kumtari.al