Në Suedi, Microchips, një trend në rritje, përkundër teorive konspirative

Sipas asaj që raporton gazeta suedeze Aftonbladet, duke qenë se prej 1 Dhjetorit personave që marrin pjesë në tubime me më shumë se 100 persona u kërkohet të jenë të pajisur me pasaportë vaksinimi, numri i njerëzve të cilët kanë injektuar një Microchip në trupin e tyre ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Sipas një deklarate që ka bërë gazetës Hannes Sjöblad, tha se ai tashmë mbartte një Microchip me pasaportën e vaksininit në dorën e tij të majtë.

Sjöblad tha se sapo mori telefonin e tij celular në dorën e majtë, të gjitha informacionet e tij për koronavirusin u pasqyruan në telefonin e tij, i cili ishte një trend i ri dhe u bë i njohur në mesin e suedezëve.

Gjithashtu edhe Olle Helkimo tha se ai e kishte injektuar çipin në dorën e majtë dhe se tani ndihej më i shëndetshëm në këtë mënyrë.

“Bartësit e Microchip-ve tashmë nuk mbajnë më me vete çelësa, ID dhe bileta”

Studiuesi i kulturës dixhitale Moa Petersen, theksoi se deri tani në Suedi mbi 6,000 persona mbajnë çipa në duar, dhe se ata që kanë pasur çipa nuk e kanë pasur te nevojshme të bartin pasaporta vaksinash, çelësa, karta identiteti dhe madje edhe bileta treni, falë Teknologjisë së Identifikimit të Frekuencave Radio (RFID).

“Suedezët i besojnë plotësisht teknologjisë”

Duke vënë në dukje se kjo situatë mori një reagim të madh nga bota e jashtme, Petersen theksoi se pavarësisht reagimit, suedezët kanë besim të lartë në teknologji.

Kompania Shtetërore Suedeze e Hekurudhave (SJ) që prej vitit 2017 njoftoi se filloi aplikimin e leximit të biletave me mikroçip si rezultat i rritjes së numrit të njerëzve që bartnin mikroçipe në duar.

Read Previous

Baldwin: Këmbëza nuk u tërhoq. Unë nuk e tërhoqa këmbëzën

Read Next

Albana Fico emërohet në krye të QSUT