“Ne jemi të lumtur sot, ata të krimit të organizuar jo”

Drejtuesi i prokurorisë antimafia të Barit, Roberto Rossi e ka cilësuar ditën e sotme një ditë e bukur, sepse siç tha ai së bashku me prokurorinë në Shqipëri dhe me të gjithë, ia dolëm të kemi një rezultat të madh.

Rossi tha se ky operacion me 28 urdhër-arreste është një kontribut për gjithë Europën dhe se vetëm duke bashkëpunuar mund të kemi rezultate.

“Problemi i krimit të organizuar shqiptar dhe problemi i krimit të organizuar italian nuk është vetëm problemi i secilës, është problem i përbashkët. Por arritëm të kuptojmë se çdo vend mund të luftojë krimin e organizuar duke bashkëpunuar vetëm atëherë mund të kemi rezultate.

Ajo që është bërë sot me zbërthimin e gjithë zinxhirit të krimit të organizuar shqiptar, ka rezultate pozitive për gjithë Europën.

Së bashku kemi dhënë një kontribut që vlen për gjithë Europën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Nuk duhet të flasim më për bashkëpunim, madje një punë të kryer së bashku. Nuk ekziston më prokuroria e Barit, prokurorinë kombëtare, Eurojust dhe prokurorinë shqiptare, si të ishin gjëra të ndryshme, ka vetë, një bashkë që godet krimin e organizuar që ndot ekonominë e një vendi. Sot është ditë e madhe dhe duhet t’iu themi faleminderit vëllezërve shqiptarë. Duhet t’i falënderoj të gjithë, nga i pari deri tek i fundit, kontributi i gjithsecilit ishte i nevojshëm dhe i rëndësishëm. Bashkëpunimi na bën të lumtur, më pak të palumtur janë ata të krimit të organizuar, por për ta s’mund të bëjmë gjë”, tha shefi i Prokurorisë Antimafia të Barit.

Read Previous

Operacioni “SHPIRTI”

Read Next

GJK, shembja e Teatrit anti kushtetuese