Në foltoren e Kuvendit, teatri vazhdon / Basha- Ramës :“Mbeturinë social-realiste”

Debatet dhe përplasjet nuk kanë munguar as ditën e sotme në foltoren e Kuvendit, ku pak më parë, kryetari i PD, Lulzim Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar ndër të tjera si “mbeturinë social-realiste”.

Kjo ka qenë një shprehje që acaroi ministren Elisa Spiropali, e cila filloi t’i drejtohej Bashës por u pengua nga kryeminsitri Rama i cili i revoltuar gjithashtu e shtyu duke i kërkuar që të mos shprehej lidhur me këtë pjesë.

Ndër të tjera Basha hodhi akuza se Rama po jetonte si “sheik” me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe ndër të tjera i solli ndër mend edhe një shprehje të John Kenedy, shkruan fax web.

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Përfituesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit janë pikërisht këta që u ke dhënë kontrata të PPP-ve. Ti dhe 5 oligarkë vendosni se cfarë do bëhet me taksat e shqiptarëve. Si shpjegohet që cfarëdo të ndodhë këtu ata janë prapë përfituesit më të mëdhenj. Të ra goja për incinerenatorët, se merr para prej atyre. Pse gënjen ti? A nuk din shifrat? Pse del këtu e thua do marrim 9 milionë euro. 18 milionë ke në buxhet, ky është një mashtrim ordiner.

(Pas këtyre fyerjeve, ministrja Spiropali është drejtuar ashpër ndaj Bashës, dhe jo ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama i cili e shtyu Spiropalin duke i bërë me shenjë që mos të reagonte).

Basha: Dil këtu dhe u thuaj më fal shqiptaarëve sic i ke gënjyer për 8 vite për vende pune, për ulje të taksave, të TVSh, dhe kur kapesh në mashtrim fyen partinë Demokratike, ti mbeturinë e social-realizmit. Hiq milionat e eurove për luksin tënd, jeton si sheik me taksat e banorëve më të varfër në Europë. Ti ul kokën dhe kërko falje e dil prej këtu. Mos e harro John Kenedy, ka një citim që nuk të pëlqen ty që do ta këndojë populli shqiptar.

Check Up-i yt është bërë qesharaku i botës, edhe ata që janë me ty thonë që është baltë.

kumtari.al

Read Previous

Macron ndryshon ngjyrën e flamurit francez

Read Next

Lirohet nga burgu në Mianmar gazetari amerikan Danny Fenster