Në cilën anë është Xhelal Mziu?

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, do të jetë sot me “Foltoren” në Dibër.

Ai ka postuar një video nga ditët e arta të Partisë Demokratike në Dibër.

Bashkë me videon nga takimet në Dibër, Berisha i fton demokratët dhe qytetarët e këtij qarku të jenë të pranishëm në Foltoren e sotme në qytetin e Peshkopisë.

Pritet me interes nëse deputeti i këtij qarku, ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i njohur si “berishist”, do të jetë apo jo i pranishëm në Foltore. Mziu ka zgjedhur të heshttë gjatë gjithë kësaj periudhe duke mos mbajtur asnjë qëndrim për zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Postimi i Berishës në Facebook:

“Sot në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës në Peshkopi “Foltorja”!  Ftoj demokratet dhe demokratët e Dibrës të marrin pjesë.

Vetëm të bashkuar fitojmë!” shkruan Berisha.

Read Previous

Balla: të kënaqur që kemi këtë lloj opozite

Read Next

Polonia gati dyfishon numrin e trupave në kufirin me Bjellorusinë