“Në 8 vite iku 1/3 e popullsisë”/ Berisha thirrje për protestën e së shtunës

Kryetari i PD,  Sali Berisha,  në një takim me simpatizantë të degëve 6, 7 dhe 16 të Tiranës mbrëmjen e sotme,  u shpreh se e shtuna do të jetë dita e madhe ku shqiptarët do t’i kërkojnë llogari Edi Ramës për të këqijat e 3 mandateve si kryeministër.

E shtuna është një ditë e madhe. Moti siç e shihni është i ftohtë, por ajo do të jetë një nga ditët më të ngrohta për shqiptarët, të cilët presin me zemër protestën tonë të fuqishme, presin siparin e revolucionit demokratik, me të cilin ne duhet të largojmë, përmbysim një nga regjimet më karikaturë, një nga regjimet më diktatoriale, një nga regjimet më të shëmtuara, më antishqiptare që ne kemi patur në histori”, tha Berisha.

Kreu i PD u shpreh më tej se “Edi Rama me grupin e tij, sillet ndaj këtij vendi, si një organizatë e vërtetë kriminale”.

Si një organizatë, si një grup që nuk ka interesa të qytetarëve. Nuk kanë interesa të vendit, të kombit, por kanë interesa vetëm të pushtetit të tyre, për të vjedhur, pasuruar dhe për të vazhduar qeverisjen e tyre, për të shkretuar vendin”, shtoi ai.

Për kreun e PD-së është e frikshme shifra e qytetarëve që kanë braktisur vendin nën qeverisjes e Ramës, që arrin në 1/3 e popullsisë.

Asnjë vend në Europë dhe botë, në një hark kohor 8 vjeçar, nga viti 2014-2022, pavarësisht nga luftërat që mund të ketë përjetuar, luftëra botërore, civile apo rajonale, nuk ka humbur më shumë se 1/3 e kombit siç kemi humbur ne në këto vite. Statistika e fundit është dramatike e Eurostat. 937 mijë janë larguar vetëm në hapësirën e BE-së, atë Shengen, pa llogaritur emigrimin, largimin e tyre për në vende të tjera, jo të BE. Pra, në mbarë vendin këto shifra tregojnë se sirenat e shkretimit të vendit po bien në të 4 anët e tij. Se mosbesimi në këtë vend, shndërrimi i tij nga një vend i bekuar në një vend të mallkuar nga ky regjim, është një dramë e tmerrshme kombëtare për ne. Në rrafshin politik, kjo dramë që luhet në kurriz të shqiptarëve ka një shkak, dhe ky është monzimi”, deklaroi Berisha.

 

Read Previous

Berisha: Qeveria e Edi Ramës ka projektuar të shembë 90 mijë banesa

Read Next

Berisha denoncon: Erion Veliaj paratë që u vjedh qytetarëve me plehrat, i çon në Iran