Ndodhi edhe kjo në Shqipëri: Vret shokun pas grindjes “do paguaj unë, jo ti”

Në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi Jurgen Duka (Mëziri), dyshohet në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, ka filluar një konflikt me një shtetas tjetër të pa identifikuar.

Shtetasi i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur Jurgen Duka, i cili më vonë ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda marketit. Fillimisht viktima dhe autori janë përplasur me fjalë në një prej rafteve të marketit, ku kishin hyrë të blinin pije alkoolike dhe më pas janë nxjerrë edhe armët.

Kamerat e sigurisë kanë mundur që të fiksojnë momentin e vrasjes, ndërkohë që autori është larguar me një makinë benz.

 

Read Previous

GJKKO lë në burg Thoma Gëllçin

Read Next

Reagon Blerina Gjylameti pas akuzave të Bashës për bashkëshortin e saj