Ndodh në Korçë/ Gruaja i vjedh 28 milionë lekë bashkëshortit, ai e denoncon në polici

Një 41-vjeçare është arrestuar në Korçë pasi i vidhte lekët bashkëshortit të saj.

Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke treguar se i ishin vjedhur një sasi lekësh prej gati 28 milionë të vjetra.

Nga hetimet e kryera, policia ka arrestuar bashkëshorten me inicialet A.N pasi ajo i vidhte lekët për t’ua dhënë të afërmve të saj.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Voskopojë.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore, në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Read Previous

Borell kritika Bullgarisë: Sot të hapim negociatat me Shqipërinë dhe RMV

Read Next

44% e të punësuarve morën më pak se 40 mijë lekë në muaj