Ndërsa Omicron është bërë mjaft shqetësues, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet sot për të analizuar situatën

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar se do të mblidhet ditën e sotme, për të bërë një analizë të situatës së COVID në vend.

Kjo mbledhje do të realizohet ndërkohë që varianti Omicron po kthehet në një shqetësim në të gjithë botën.
Deri tani në vendin tonë nuk është konfirmuar asnjë rast me variantin Omicron të Covid, ndërsa fqinji ynë jugor, Greqia, ka njoftuar rastin e parë ditën e sotme.

Mbledhja e fundit e Komitetit Teknik të Ekspertëve është zhvilluar më 22 tetor, ku u vendos vaksinimi me dozë të tretë për personat mbi 60 vjeç, vaksinimi i fëmijëve mbi 16 vjeç dhe i atyre mbi 12 vjeç me sëmundje kronike.

©Kumtari.al

Read Previous

Thashethemet si viruset

Read Next

Rama: “Ballkani i Hapur” do të shërbejë për të jetësuar procesin e Berlinit / Shehu: Nismë që bie ndesh me interesat tona