Ndërron jetë në spitalin e Traumës 21-vjeçari Aldi Rama

Ndërron jetë, në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Traumës 21-vjeçari Aldi Rama, personi i dyshuar per vrasjen e nënkomisarit të Lezhës Saimir Hoxha.

Ai u dërgua në spitalin e traumës pasditen e djeshme, pasi qëlloi veten me armë në momentin që u lokalizua nga policia.

Aldi Rama nuk iu përgjigj urdhërit të policisë për ndalim në momentin që këta të fundit po bënin një kontroll në zonë për kanabis. Ai ndodhej në makinë me dy persona të tjerë, qëlloi në drejtim të policisë dhe u largua nga vendngjarja. Nga kjo ngjarje mbeti i vrarë nënkomisari i Lezhës Saimir Hozha. Dy personat e tjerë që e shoqëronin u arrestuan, ndërsa 21-vjeçari për gati 5 orë u fsheh në zonën e Kune-Vain. Policia e lokalizon dhe në momentin që po përpiqeshin ta arrestonin, 21-vjeçari dyshohet se u vetëplagos me armën që qëlloi Saimir Hoxhën.

/Kumtari.al/

 

 

Read Previous

“Sëmuret” Vuçiç

Read Next

Mbytet peshkarexha në Vlorë