“Nderim për luftëtarët e Genghis Khān-it”/ Ja si e përshkruan Corriere Della Sera paraqitjen e Ronela Hajatit në Eurovision

 Gazeta Kumtari 

Corriere Della Sera ka bërë një koment për paraqitjen dhe look-un e Ronela Hajatit në gjysëm finalen e Eurovision, duke e konsideruar si një “nderim për luftëtarët e Genghis Khān-it”.

E përditshmja italiane shkruan se Hajati duhej të kishte investuar pak më shumë në zgjedhjen e look-ut.

“Nderim për luftëtarët e Genghis Khān-it, ndoshta kjo ka qenë pamja e shqiptares Ronela Hajati, me bisht. Busti me efekt trapez me një dekolte dhe këmbë mjaft provokuese, si koreografia që shoqëroi performancën. Me siguri fillimi i mbrëmjes plot energji, ndoshta nëse do të kishte shpenzuar pak më shumë në zgjedhjen e look-ut do të kishte qenë një investim i mirë.”

©kumtari.al

Read Previous

Eurovision 2022: Ukraina shikohet si favorit pas kualifikimit në finale

Read Next

“Të drejtën për të dhënë opinionin tim për SPAK nuk ma heq askush” Rama konferencë për SPAK