Ndërhyrja e IKMT tek ‘Prestige Resort’, Vasili: Hakmarrje!

Deputeti i PL, Petrit Vasili, e ka quajtur hakmarrje të pastër ndërhyrjen e IKMT tek “Prestigje Resort”.

“Është e turpshme kjo që po ndodh. Ka pushues ende. Tani shikojnë këtë pamje ku një tufë e madhe horrash vijnë këtu se nuk u pret puna. Ky është shantazh i qartë jo vetëm për biznesin, por për të gjithë grupin që udhëheq këtë biznes. Një hakmarrje e çmendur duke shkelur çdo ligj dhe rregull”, tha Vasili.

Ndërkohë edhe deputetja Erisa Xhixho, e pranishme në aksionin e IKMT në “Prestigje Resort”, e ka quajtur të paligjshëm dhe hakmarrje të pastër politike.

“Biznese që mbajnë familje të tëra me paga dhe punësim vjen dhe i shantazhin dhe dëmton  një biznes ku fare mirë me gjuhën e dialogut mund të gjejë një mirëkuptim”, tha Erisa Xhixho.

Read Previous

IKMT mësyn në resortin e Irfan Hysenbelliut

Read Next

Miliona persona evakuohen në Pakistan për shkak të vërshimeve