Napolin e lënë gjunjët në rrugën për titull, mundet në shtëpi nga Fiorentina

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 15:00 në Serinë A, ku surpriza e ditës ka qenë pa diskutim humbja e Napolit në shtëpi ndaj surprizës së sezonit, Fiorentinës.

Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti e shikon titullin kampion ti largohet edhe më shumë pas kësaj humbje që e mban Napolin në vendin e tretë.

Fiorentina nga ana tjetër me anë të kësaj fitore mban gjallë ambicien për një vend në kompeticionet europiane në sezonin e ardhshëm.

Në sfidat e tjera Atalanta është mposhtur në transfert nga Sasuolo me rezultatin 2-1, ndërsa Udineze ka triumfuar ndaj Venecias.

Read Previous

Në Angli “mbajnë frymën”, City dhe Liverpool “përplasen” për titullin, Guardiola dhe Klopp “hapin kartat”

Read Next

Vuçiç armatos rëndë Serbinë- do të blejë edhe dronë nga Turqia