Mumja 1200-vjeçare në Lima, e lidhur me litarë

Zbulohet në Peru një mumje 1200-vjeçare.

Mumja mendohet të jetë e një të riu të lidhur me litar.

Arkeologët në Peru që punojnë në një vend në periferi të kryeqytetit Lima kanë zbuluar një mumjen që besohet të jetë midis 800 dhe 1200 vjeç – dhe, çuditërisht, e lidhur me litar.

Eshtrat mendohet se janë të një burri të moshës 18-22 vjeç, në momentin që ka vdekur, me duar që mbulonin fytyrën.

Mumja është gjetur në një dhomë varrimi që është rreth tre metra e gjatë dhe në një thellësi prej rreth 1.4 metrash, vendi i gërmimit quhet Cajamarquilla, rreth 24 kilometra në lindje të Limës.

Arkeologu Pieter Van Dalen, i cili është përgjegjës për projektin Cajamarquilla, e quajti gjetjen “të veçantë dhe unike”.

“Mumja mund të jetë varrosur diku midis 800 dhe 1200 pas Krishtit,” tha ai – që do të thotë se do të ishte të paktën 800 vjeç.

Në njërën anë të mumjes, ekspertët gjetën skeletin e një derri të Andeve dhe një tjetër, që duket të jetë e një qeni, sipas studiuesve në Universitetin e San Marcos.

Në dhomën e varrimit u gjetën gjurmë misri dhe perime të tjera.

Cajamarquilla ishte një qendër urbane që mund të ketë patur rreth 10,000-20,000 banorë, shpjegoi Van Dalen.

Qyteti u ndërtua rreth vitit 200 para Krishtit dhe ka qenë i pushtuar deri rreth vitit 1500. /Agence France-Presse –Përshtati në shqip kumtari.al 

Read Previous

11 policë, në vetëm një komisariat, rezultojnë përdorues narkotiklsh pas testit

Read Next

Zgjohu Evropë!