Muhamet Rrumbullaku pritet të emërohet në krye të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pritet të zhvillojë sot në orën 16:00 një mbledhje me drejtorët e Policisë në qarqe dhe drejtorët e departamenteve.

Sipas burimeve të Euronews, në këtë takim pritet të prezantohet dhe emri i ri i drejtorit të Përgjithshëm pas shkarkimit të Gledis Nanos.

Muhamet Rrumbullaku pritet të emërohet në krye të uniformave blu.

Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu.

Read Previous

Kupchan: Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE

Read Next

Dyshohet se vrau biznesmenin shqiptar, arrestohet 30-vjeçari italian